Ka “çmendur” skuadrat e Premier League dhe jo vetëm, Dortmund i vendos çmim Bellingham

schedule12:55 - 21 Shtator, 2022

schedule 12:55 - 21 Shtator, 2022

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat e Premier League. Ylli i Borussia Dortmund ka marrë vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e treguara me skuadrën gjermane.

Verdhezinjtë gjatë merkatos së verës refuzuan disa oferta të mbërritura në drejtim të lojtarit, pasi dëshironin ta mbanin në skuadër.

Megjithatë Dortmund do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur lojtarin anglez në skuadër, pasi klube “big” mund të paraqesin oferta joshëse.

“The Athletic” ka raportuar se Dortmund tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Bellingham dhe për të i ka informuar klubet e interesuara. Verdhezinjtë duan të fitojnë nga shitja e yllit të tyre dhe pritet t’i rinovojnë kontratën me një klauzolë largimi prej 150 milionë euro.

Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Real Madrid janë top klubet evropiane që nëse duan shërbimet e Bellingham duhet të përgatisin ofertën me jo më pak se 150 milionë euro, që Dortmund të lërë të lirë anglezin. /f.a/abcnews.al