“Ka ardhur koha të emërojmë dikë tjetër”, demokratët të zhgënjyer nga performanca e Biden

schedule09:16 - 28 Qershor, 2024

schedule 09:16 - 28 Qershor, 2024

Në debatin e parë të garës presidenciale të vitit 2024, Joe Biden shpresonte të shuante shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij mendore. Në vend të kësaj, performanca e tij 90-minutëshe përforcoi akoma edhe më shumë këto dyshime.

Maria Shriver, ish zonja e parë e Kalifornisë dhe mbesa e John F Kennedy, tha se ndërsa ajo e vlerëson Biden, debati ishte zemërthyes, duke theksuar se ka panik në partinë Demokratike”.

Debati ishte “plotësisht i parashikueshëm”, tha Julián Castro, ish-kryetar i bashkisë së San Antonios dhe anëtar i kabinetit të Presidentit Barack Obama.

“Biden nuk ishte aty ku duhej dhe as nuk u përpoq të përmirësonte situatën.

Andrew Yang, i cili kandidoi kundër Biden në zgjedhjet paraprake Demokratike të 2020-ës, ishte më konciz, duke thënë se demokratët duhet të emërojnë dikë tjetër, para se të jetë tepër vonë”.

Duke folur për New York Times, një veteran i paidentifikuar demokrat tha se presidenti do të përballet me thirrje të shumta për të dhënë dorëheqjen.

Por disa demokratë, si Zëvendës-Presidentja Kamala Harris ishin optimiste. “Po, kishte një fillim të ngadaltë, por kishte një përfundim të mirë”, tha Harris në CNN.

Dy zyrtarë të Partisë Demokratike, shprehën shqetësimin pas momentit të lëkundur të Biden, kur ai dukej i perhumbur per Medicare. Zyrtarët vunë në dukje momente të tjera më vonë në debat, kur u duke se Biden u grushtua metaforikisht nga Trump.

Aleatët e Biden janë shprehur të dekurajuar nga përgjigja e presidentit për imigracionin dhe sigurinë kufitare.

Ata shpresuan se presidenti do të ishte në gjendje të jepte një mesazh të ngushtë dhe konciz mbi emigracionin për të zbutur sulmet e Trump mbi një nga çështjet më të vështira politikisht, por nuk iu afrua pritshmërive.

“Ai qëndroi në pozicionin e tij zyrtar. Unë mendoj se ai mund ta kishte shprehur bindjen dhe punën e tij  per emigracionin më fortë”, tha një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë për CNN.

Biden u shfaq në skenë me një zë të butë e të ndalur dhe një vështrim gojëhapur dhe të ngulur. Ai u përpoq të përfundonte mendimet në pika dhe hoqi dorë për çështje si aborti ku demokratët kanë avantazh.

“Biden duket dhe tingëllon i tmerrshëm. Ai është jokoherent,” tha një demokrat që kaloi kohë duke punuar në administratën e Biden. “Ne jemi të dëshpëruar”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson në një postim në X tha se ish-presidenti Donald Trump është i vetmi kandidat “i kualifikuar dhe i aftë” për të qenë president.

“Kjo është mospërputhja më e madhe në historinë e debateve presidenciale”, shtoi Johnson.

Menaxherët e bashkë-fushatës së Trump, Susie Wiles dhe Chris LaCivita deklaruan fitoren përpara se ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti Joe Biden të kishin dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në debatin presidencial të CNN dhe argumentuan se Biden “tregoi saktësisht pse meriton të shkarkohet”.

“Sonte Presidenti Trump dha performancën më të madhe të debatit dhe fitoren më të madhe në histori për audiencën më të madhe të votuesve në histori”, thanë Wiles dhe LaCivita në një njoftim për shtyp.

Ata argumentuan, “Joe Biden nga ana tjetër tregoi saktësisht pse ai meriton të pushohet.

Pavarësisht se bëri një pushim njëjavor në Camp David për t’u përgatitur për debatin, Biden nuk ishte në gjendje të mbronte të dhënat e tij katastrofike në ekonomi dhe në kufi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!