Një lajm i bujshëm vjen nga Holanda, aty ku De Telegraaf zbulon blerjen e re të Real Madrid. Klubi i famshëm spanjoll ka arritur akordin me Ajax për shërbimet e Donny Van De Beek.
22-vjeçari është një prej lojtarëve më të mirë të “Harkëtarëve” dhe Reali interesohej për të prej sezonit të kaluar. Mesfushori ofensiv do të mbyllë sezonin në Holandë dhe në verë do të transferohet në Holandë për të nisur aventurën e re në karrierë.
55 milionë euro është shuma që do të derdhet në arkat e Ajaxit për lojtarin e kombëtares tulipane, teksa Reali ka arritur marrëveshjen edhe me përfaqësuesit e Van De Beek. /abcnews.al