Ka akord personal, shoku i Hysajt zëvendëson Costan te Atletico Madrid

schedule22:38 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 22:38 - 29 Dhjetor, 2020

Është një nga sulmuesit më të mirë të Serie A, por Napoli e ka lënë jashtë dhe në merkato pret oferta për të. Arek Milik përfundon kontratën në fund të sezonit me klubin italian dhe De Laurentis dëshiron ta shesë në janar për të mos e lënë të largohet me parametra zero.

 

Ofertat për polakun janë të shumta dhe AS njofton se ai ka arritur marrëveshjen personale me Atletico Madrid, teksa mbetet vetëm akordi me Napolin. Klubi i Serie A kërkon 15 milionë euro për 26 vjeçarin, teksa Atletico ofron 8-10 milionë.

Me siguri Napoli do të dorëzohet ndaj ofertës së spanjollëve, duke parë se kjo është mundësia e fundit për të arritur të nxjerrë të ardhura nga Milik. Atletico pritet ta rrisë disi propozimin e saj me bonuse.  Milik do të zbarkojë në “Wanda Metropolitano” si zëvendësues i Diego Costa, i cili mbylli kontratën ditën e sotme dhe është lojtar i lirë. /abcnews.al