Ka akord mes palëve, Edinson Cavani zgjedh ekipin e ri

schedule09:50 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 09:50 - 23 Dhjetor, 2019

Edinson Cavani ka marrë një vendim për të ardhmen. Kontrata me PSG përfundon në fund të sezonit, por sulmuesi i njohur, i cili ka shënuar më shumë se 330 gola në karrierë, mund të largohet që në janar nga kampionati francez.

Atletico Madrid, Los Angelos Galaxy dhe Leeds interesohen për shërbimet e 32-vjeçarit, por zgjedhja e tij është ekipi “Colchoneros”. Sipas Gianluca Di Marzios, akordi me klubin spanjoll është arritur dhe uruguaianin e pret një kontratë 3-vjeçare.

Diego Simeone e pëlqen shumë dhe e cilëson si bomberin perfekt të skemave të tij, madje e do që në janar. Drejtuesit e Atletico Madrid janë gati të nisin bisedimet me homologët francezë për të transferuar “El Matador” në La Liga në seksionin e merkatos së dimrit. /abcnews.al