Juventusi në vështirësi, drejtuesit shikojnë Conten si shpëtimtar

schedule13:26 - 22 Shtator, 2022

schedule 13:26 - 22 Shtator, 2022

Juventusi nuk e ka nisur siç duhet këtë sezon të ri futbollistik, ku skuadra nuk ka mundur të marrë rezultate pozitive si në Serie A ashtu edhe në Champions League.

Tifozët tashmë dihet që kërkojnë shkarkimin e trajnerit Max Allegri, por nuk e dinë akoma se cili do të jetë fati i teknikut të tyre.

Por sipas “Sport Today” raportohet se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë të ndajnë rrugët me Allegrin, ndërsa thuhet se kanë nisur kontaktet me Antonio Conten.

Tekniku i Tottenham shikohet si shpëtuesi i Juves, me ish-trajnerin e Interit që do të ishte i gatshëm të rikthehej në “Allianz” për të udhëhequr bardhezinjtë, sezonin e ardhshëm, ndërsa raportohet se “Zonja e Vjetër” mund të marri një trajner të përkohshëm në rast se ndajnë rrugët me Allegrin. /f.a/abcnews.al