Juventusi merkato në Serie B, prenoton një mbrojtës për 7.5 milion euro

schedule21:31 - 30 Janar, 2022

schedule 21:31 - 30 Janar, 2022

Juventusi po mendon për të ardhmen dhe është shumë pranë marrëveshjes së qendërmbrojtësit Federico Gatti, i cili po spikat me Frosinone në Serie B.

Klubi italian i ka thënë “po” Juventusit, pasi i janë ofruar 7.5 milion euro plus bonuse për të transferuar qendërmbrojtësin 23-vjeçar për të cilin kishte interes nga disa klube.

Juventusi ndërkohë do e lërë Gatti deri në qershor te Frosinone. Drejtuesit e bardhezinjve kanë folur edhe me agjentët e lojtarit dhe janë pranë akordit për një kontratë deri në 2026. / abcnews.al