Mesfushori i Bayern Munchen, Douglas Costa, pritet të rikthehet te Juventusi në përfundim të sezonit. Kujtojmë që braziliani është në huazim tek bavarezët, të cilët mesa duket nuk do ta blejnë përfundimisht kartonin.
Kështu që Costa do të kthehet dhe një herë në Torino, por as aty nuk do ta ketë të gjatë qëndrimin. Sipas raportimit të “Tuttosport”, bardhezinjtë po kërkojnë një klub që ta shesin sulmuesin e krahut.
Klubi më i interesuar për të ishte Milani në janar dhe ndoshta gjatë verës mund të kemi dhe një ofertë zyrtare nga kuqezinjtë në drejtim të tij. Gjithashtu, te “Zonja e Vjetër” është edhe Aaron Ramsey që ka përfunduar në merkato. Uellsiani pritet të largohet gjatë verës, ku janë disa klube angleze që e dëshirojnë atë në ekip. /abcnews.al