Me kalimin e “yllit” nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie nga Barcelona te sauditët e Al-Ahly, tanimë “bardhezinjtë” e Juventus janë në kërkim të një tjetë “shkatërruesi” në mesfushës dhe duket se i janë kthyer një “fiksimi” të vjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin ganez të Arsenal, Thomas Partey, teksa sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, “zonja e vjetër” ka rinisur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit, pas 1 viti mungesë.
Mirëpo, pavarësisht nisjes së negociatave, Juventus fillimisht duhet të shesë kartonin e zviceranit, Denis Zakaria, në mënyrë që të përballojë transferimin e 30-vjeçarit të mesfushës në Torino. Përsa i përket largimit të Zakaria, për “helvetin” interesohen francezët e Monaco, të cilët janë të gatshëm të derdhin 20 milionë euro në “arkat” e Juventus. /i.m /abcnews.al