Juventus kërkon një mesfushor në huazim, sytë nga spanjolli i PSG-së dhe jo vetëm

schedule13:53 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 13:53 - 6 Dhjetor, 2023

Jo vetëm një sulmues anësor, por Juventus po punon gjithashtu për mundësitë e nënshkrimit të një mesfushori në formë huazimi për merkaton e janarit.

“TuttosSport” thekson se opsioni më i lehtë për t’u arritur është ai i Fabian Ruiz, edhe nëse dëmtimi i shpatullës mund ta komplikojë situatën.

Ferguson i Bologna është i pëlqyer, por skocezi është një opsion për verën dhe jo për janarin. Një tjetër mundësi është Lazar Samardzic i Udinese, i cili mejgithatë është me interes për klube të ndryshme të Serie A dhe gjithashtu jashtë Italisë./h.ll/abcnews.al