Juventus-Inter pa tifozë të dielën? Ndizen shpresat për hapjen e stadiumit

schedule15:47 / 27/02/2020

Koronavirusi në Itali po përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe sigurisht ka ndikuar në futboll. Federata Italiane vendosi që gjashtë ndeshje që do të zhvillohen këtë fundjavë të luhen pa tifozë. Një nga këto ndeshje është “Derbi i Italisë” mes Juventusit dhe Interit.

Por mesa duket ka ende shpresë se supersfida mund të luhet me tifozë. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i zonës së Lombardisë, Attilio Fontana. “Ne po e monitorojmë me kujdes situatën. Unë jam shumë i qetë. Nuk kam dyshime se situata do të kthehet në normalitet. Ditën e shtunë do të marrim dhe një vendim për shkollat nëse do na duhet që t’i mbyllim apo jo”, deklaron fillimisht presidenti.

“Shpresoj që nga dita e sotme të mos kemi më raste me Koronovirus. E deklaroj sërish që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Kam shumë dëshirë që të shtunën të shkoj në stadium për të ndjekur Juve-Inter. Por, gjithmonë duke parë se si do të shkojë situata. Virusi po dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, mbyll Fontana. /abcnews.al

schedule15:47 / 27/02/2020