Koronavirusi ka zbarkuar në Itali dhe vendi fqinj po merr masa të forta për ta luftuar. Shkollat dhe shumë biznese janë mbyllur dhe situata në veriun e vendit është kritike. Katër ndeshje të Serie A u anuluan ditën e djeshme dhe nuk ka ende një datë se kur do të luhen. Në dyshim është edhe java e ardhshme, teksa nuk dihet me saktësi se kur do të rikthehet futbolli.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte e pranon në një deklaratë për Non e L’Arena se qeveria po mendon mundësinë e një tjetër ndalesë të ndeshjeve në Serie A. Diçka e tillë rrezikon sfidën Juventus-Inter që ishte programuar me datë 1 mars.
“Do të vuajmë pak, por në këtë moment nuk di të them nëse do të vazhdojmë me të njëjtat masa edhe javën e ardhshme. Vendimet tona i bazojmë në vlerësimin e teknikëve dhe ekspertëve. Do të monitorojmë evolucionin e infeksionit të virusit dhe do të bëjmë vlerësimet tona“, deklaron kreu i qeverisë italiane. /abcnews.al