Dejan Kulusevski është në merkato dhe Juventus po shpreson ta shesë për të paktën 35 milion euro që në janar.
Sipas “Daily Express”, Juventus ia ka propozuar suedezin Arsenal-it dhe Tottenham-it. Kulusevski këtë sezon ka luajtur vetëm 6 herë si titullar dhe 21 herë në total.
Mesfushori me tipare sulmuese është i zhgënjyer në krahasim me pritshmëritë që ai kishte në fillim me klubin e Juventus-it. Klubi italian dëshiron shumë ta shesë në janar pasi kështu do të përmirësonte situatën ekonomike të klubit dhe për të gjetur likuiditet në investimet e merkatos.
Tottenham është shumë pranë për të transferuar suedezin./ h.ll/abcnews.al