Juventus ka filluar të tregojë interes për yllin brazilian të Ajax, Antony.
22-vjeçari padyshim ka qënë një nga talentet më të mirë këtë sezon ku deri më tani me klubin holandez ka luajtur 33 ndeshje, ka shënuar 12 herë dhe ka asistuar 10 herë.
Sipas “Tuttosport”, Juventus e di shumë mirë që do t’i duhet të investojë të paktën 70 milionë euro për ta rrëmbyer nga duart e ekipeve si Manchester United, Bayern Munchen dhe Manchester City.
Ky transferim do të bëhët më konkret kur klubi italian të vendosi për të ardhme e Alvaro Morata./ h.ll/abcnews.al