“Juventus favorit për titullin”, Marotta habit me deklaratën e tij para “Derbit të Italisë”

schedule18:36 - 21 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 21 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e së dielës pritet të hedhë më shuëm “dritë” mbi kampionin e Serie A, të këtij sezoni, me “zikaltërit” e Inter, që do të “përplasen” në “Allianz Stadium”, të Torinos, me “bardhezinjtë” e Juventus, në një “klasike” të vërtetë italiane, ku në rast fitorje ndaj një kundërshtari direkt, mund të thuhet me plot gojë se “Scudetto”, këtë vit shkon drejt Milanos.

Në deklaratat e drejtuesve të asnjëri prej dy kundërshtarëve nuk pranojnë të jenë favorit dhe pas teknikut të “bardhezinjve”, Massimiliano Allegri se ekipi i tij nuk mund të jetë “fituesi në letër” para “zikaltërve”, mirëpo Drejtori i Inter, Giuseppe Marotta thekson se Juventus është favorit për titullin.

“Ndeshja kundër Juventusit përfaqëson ‘Derbin e Italisë’ dhe duhet vlerësuar si e tillë. Por, jemi në një fazë të kampionatit ku rezultati nuk do të jetë vendimtar. Për mua Juventus është favorit për titullin duke qenë se nuk merr pjesë në kompeticionet europiane.

Ka mundësinë të stërvitet më mirë dhe të ketë më pak stres në ambientin e tyre. Si rrjedhojë ka edhe më pak dëmtime dhe ky është një avantazh. Megjithatë, nga ana tjetër pjesëmarrja në Champions League i bën lojtarët tanë që të jenë më të frymëzuar”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al