Juventus ëndërron shumë, dy goditje të mundshme nga Premier League

schedule22:34 - 28 Shtator, 2022

schedule 22:34 - 28 Shtator, 2022

Juventus tashmë po mendon për të ardhmen. Bianconerët po përjetojnë një nga momentet më të vështira në historinë e tyre më të fundit dhe për t’u rikthyer te fitorja duan të fokusohen në merkato.

Vitet e fundit skuadra ka bërë disa blerje në merkato dhe gjithashtu sesioni i fundit i verës dha goditje të kalibrit të mrekullueshëm, në radhë të parë Paul Pogba dhe Angel Di Maria, shkruan abcnews.al.

Prandaj, drejtuesit e Juventusit i kanë vënë sytë në dy goditje të reja të mundshme me transferime të lira direkt nga Premier League.

N’Golo Kante dhe Ilkay Gundogan (të dy ju skadon kontrata në qershor 2023). Francezi do të duhet të shohë nëse mund të përshtatet me lojën e trajnerit të ri të Chelsea Potter, ndërsa gjermani mund të vendosë të ndryshojë ekip pas kaq shumë vitesh te Man City raporton Tuttosport. /G.D abcnews.al/