Juventus dhe Roma shkëmbime mes tyre

schedule19:40 - 7 Qershor, 2019

schedule 19:40 - 7 Qershor, 2019

Vetëm një sezon është aktivizuar me skuadrën e Romës dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Nikolo Zaniolo cilësohet si një ndër talentet e së ardhmes në futbollin Italian. 19 vjeçari kërkohet me ngulm nga skuadra e Juventusit por verdhe-kuqtë nuk kërkojnë të heqin dorë lehtë. Juventus kërkon të përdor në këto operacion një shkëmbim mes lojtarëve.

Sulmuesi i Romës Edin Xheko është shumë pranë Interit dhe Juventus i propozon verdhë-kuqve kartonin e Gonzalo Higuain i cili do të rikthehet pas huazimit të Chelsea. Bardhe-zinjtë mund të fusin në tratativa edhe lojtar të tjerë si Kuadrado apo Perin me këtë të fundit që është kërkuar edhe më parë nga Roma.

Manchester United i rrëmben rivalit të qytetit mesfushorin e sporting Lisbon Bruno Fernandes. Kostoja e këtij operacioni do të kap shifrën e 70 mln eurove. Mesfushori i skuadrës portugeze ka zhvilluar 53 paraqitje në sezonin e kaluar duke realizuar mjaft gola dhe asistuar rregullisht.

Skuadra angleze po përgatitet në këtë menyrë për largimin e Pogba i cili mund të vijojë karrierën në Madrid ose të rikthehet tek Juventus. Manchester Unite nuk pranon oferta nën 130 mln euro dhe kjo shifër vështirë se mund të pagohet nga Real Madrid që ka shpenzuar për të nënshkruar me Luka Joviç dhe Eden Hazard i cili është në prag të zyrtarizmit. Juventus mbetet pista konkrete që Pogba të vijojë karrierën./ABC News Albania 24/7