Juventus “blindon” mesfushën, te “Zonja e Vjetër” zbarkon edhe talenti francez

schedule16:08 - 10 Korrik, 2024

schedule 16:08 - 10 Korrik, 2024

Pritej një revolucion në mesfushë dhe një gjë e tillë duket se është duke ndodhur, teksa pas siguruan shërbimet e “shktarruesit” brazlian, Douglas Luis, për vlerën e 50 milionë eurove, nga anglezët e Aston Villa, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një tjetër “ylli”, në këtë repart.

Bëhet fjalë, për djalin e vogël të legjedës së “Zonjës së Vjetër”, Lilian Thuram, Khephren Thuram, me këtë të fundit, që ka mbërritur mesditën e kësaj të mërkure, në Torino, ku zhvilloi testet mjekësore e më pas firmosi kontratën me klubin e tij të ri, një kontratë 5-vjeçare, nga e cila “ylli”, 23-vjeçar do të përfitojë plot 2 milionë euro në sezon.

Sa i përket vlerës së paguar, nga Juventus, bordi i rekordmenëvë të Italisë derdhi në arkat e Nice shifrën e 25 milionë eurove, shifër kjo e ndarë në 20 milionë euro bazë për transferimin e lojtarit dhe 5 milionë të tjera bonus, duke siguruar kështu lojtarin e tretë për këtë merkato veres, pas “shkatërruesit” brazilian, Douglas Luiz dhe “gardianit” të portës, Michele Di Gregorio.

Kështu, falë këtyre përforcimeve të mëdha në mesfushës, si Douglas Luiz e Khephrem Thuram, bordi i “Zonjës së Vjetër” pret në qetësi për të ardhmen e Andre Rabiot, me “shtatlartin” francez, të po këtij reparti që ka përfunduar kontratën me “Bardhezinjtë” dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen, nëse do të nisë një aventurë të re apo do të vazhdojë në Torino, aty ku e pret një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!