Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus kthehet si “Zonjë”/ Skuadra bardhezi mundi 2-0 Napolin në sfidan e madhe të Serie A

schedule11:08 - 2 Nëntor, 2026

schedule 11:08 - 2 Nëntor, 2026

Juventus kthehet te fitorja në Serinë A dhe e bënë këtë në një ndeshje që për popullin bardhezi ka një vlerë të veçantë.

“Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Napolin në një prej sfidave më të rëndësishme të javës së dhjetë të kampionatit italian, duke hedhur pas krahëve, të paktën për momentin, kritikat që e kishin shoqëruar kohët e fundit.

Pjesa e parë në “Allianz Stadium” ishte e ekuilibruar, me raste nga të dyja skuadrat.



Gjithsesi, rezultati mbeti I pandryshuar deri në pushimin e ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, Juventus gjeti epërsinë në minutën e 70-të me talentin boshnjak Alajbegoviç.

Ky gol tronditi napolitanët, që në të 75-ën mbetën me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Marianucci.

Me forca më të shumta në fushë, të zotët e shtëpisë vulosën fitoren me Boga vetëm tre minuta nga fundi I kohës së rregullt.

Me këtë sukses, Juventus ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë, duke iu afruar zonës europiane në renditjen e Serisë A. Një frymëmarrje lehtësuese edhe për Luciano Spalleti, ndërsa I gjithë presioni transferohet te kolegu I tij Massimilliano Allegri, që ndjen t’I lëkundet shumë shpejt pankina.

Kjo pasi Napoli është shumë larg pritshmërive, me vetëm 14 pikë në 10 ndeshje dhe në vendin e tetë të klasifikimit, shumë larg pretendentëve për titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!