Juve plan konkret për Scamacca, Donnarumma vendos të ardhmen

schedule09:58 - 12 Janar, 2021

schedule 09:58 - 12 Janar, 2021

Gianluca Scamacca dhe Gianluigio Donnarumma janë në qendër të vëmendjes në Itali. I pari për t’u transferuar në një klub të madh, kurse tjetri për të rinovuar.  Juventusi kërkon një sulmues dhe po tenton ta huazojë Scamacca, sulmuesin e Sassuolo që aktualisht luan si i huazuar te Genoa.

Bardhezinjtë e duan në huazim deri në vitin 2022 dhe në marrëveshje të ketë një klauzolë që i detyron ta blejnë më pas për 20-25 milion euro. Për Scamacca interesohen edhe disa klube të tjera, por Juventusi shikohet si favorit.

PORTIERI – Gianluigio Donnarumma e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve, edhe pse kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni. Gazzetta dello Sport në Itali raporton se portieri ia ka shprehur diçka të tillë edhe menaxherit të tij, Mino Raiola.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për të rinovuar me Hakan Calhanoglu dhe duket se gjërat po shkojnë mirë, ndërkohë që edhe Donnarumma është në fokusin e tyre. Kontrata që do i ofrojnë portierit do përmbajë bonuse për kualifikimin në Champions, por ngërcci për t’u zgjidhur është klauzola e mundshme e largimit. /abcnews.al