Juve mund të buzëqeshë, Chiesa vrapon drejt rikthimit

schedule16:16 - 6 Tetor, 2022

schedule 16:16 - 6 Tetor, 2022

Federico Chiesa po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit, shkruan abcnews.al.

Mëngjesin e sotëm Tuttosport bën një bilanc të situatës mbi lojtarin dhe shkruan: “Juve, Chiesa ndez motorët”.

Vetëm dje talenti i Juventusit shkroi në rrjetet sociale: “Çfarë ndjesie e mrekullueshme”.

Duket se është pothuajse gati tani. Duke parë seancat e para stërvitore, duket se lojtari po vrapon me shpejtësi drejt fazës së fundit të rrugës së tij të gjatë të rikuperimit.

Juventusi ka nevojë që ai të rikthehet  sepse ka qenë jashtë për shumë kohë.

Nuk dihet ende me siguri se kur do të jetë në gjendje të shijojë sërish fushën e lojës, por e sigurt është se Chiesa po rikuperohet mirë dhe po vrapon me shpejtësi drejt rikthimit të tij në fushë./G.D abcnews.al/