Junta ushtarake pretendon se avioni francez ka shkelur hapësirën ajrore në Nigeri, reagon Franca

schedule09:43 - 10 Gusht, 2023

schedule 09:43 - 10 Gusht, 2023

Junta ushtarake në Niger pretendon se një avion francez shkeli hapësirën ajrore të vendit këtë të enjtje, të cilën junta e mbylli më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se qeveria rebele thotë se trupat franceze po zbatojnë një plan për të destabilizuar Nigerin.

Ndërkaq Këshilli Kombëtar i Nigerit për Mbrojtjen e Atdheut raportoi se forcat franceze dyshohet se sulmuan pozicionet e Gardës Kombëtare të Nigerit.

“Forcat franceze liruan terroristët e kapur dhe u ngritën me një aeroplan ushtarak nga N’Djamena”, tha Këshilli në një deklaratë.

Ndërkohë në një reagim pas akuzave, Franca ka mohuar me vendosmëri akuzat nga junta ushtarake në Niger se forcat e armatosura franceze shkelën hapësirën ajrore të Nigerit, e cila është mbyllur që nga e diela.

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës i mohoi kategorikisht këto akuza, duke deklaruar se “ushtarët francezë janë pozicionuar në Niger me kërkesë të autoriteteve legjitime nigeriane, për të luftuar kundër grupeve terroriste që destabilizojnë rajonin dhe mundojnë popullsinë e rajonit të Sahelit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!