Juncker i dehur? Kolegët: Vuan nga nervi shiatik

schedule14:52 - 13 Korrik, 2018

schedule 14:52 - 13 Korrik, 2018

Numri një i Komisionit Europian ecën me shumë vështirësi dhe i ndihmuar nga dy persona të tjerë teksa ngjitet në podium për fotografinë e grupit në samitin e NATO-s e ndërsa shumë u shprehën se ai ka qenë i dehur, kolegët e mbrojnë duke thnë se vuan nga nervi shiatik.

Është kthyer në një fenomen, videoja në të cilën Jean-Claude Juncker ecën me vështirësi dhe i mbajtur nga dy persona të tjerë në samitin e NATO-s.

Presidenti i Komisionit Europian është prezantuar në Bruksel në një gjendje shumë të keqe, duke u lëkundur teksa zbret skallë. Aq sa kanë qenë të shumtë ata që u shprehën se ka qenë i dehur.

Kështu video ku Juncker, 63 vjeç, mezi mbahet në këmbë dhe pse i ndihmuar nga të tjerë, ka bërë xhiron e botës së bashku me akuza shumë të rënda. Por në Belgjikë ka dalë një e vërtetë ndryshe për presidentin e Komisionit Europian, i cili ka marrë pjesë në samit dhe pse i sëmurë.

Juncker vuan nga nervi shiatik, sipas asaj, që thonë kolegët e tij, të cilët ishin të pranishim në takim. Euronews ka kërkuar një koment nga Komisioni Europian, i cili u përgjigj se nuk dëshironte të komentonte për problemet shëndetësore të presidentit të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!