Dëmtimi fatkeq i portierit të Gjermanisë dhe Bayern Munich, Manuel Neuer, gjatë pushime pas Kupës së Botës, ku ishte duke bërë ski, i ka kushtuar shumë “bavarezëve” të cilët prej më shumë se 1 muaji janë në kërkim të një portieri, por ende nuk kanë mundur të gjejnë një të tillë.
Në një deklaratë për mediat, trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann është shprehur në mënyrë të qartë për sa i përket afrimi të një gardiani të ri për portën e gjermanëve.
“Asnjë klubi nuk pëlqen të japë portierin e tij, ne jemi të detyruar të nënshkruajmë një portier të ri. Situata në tregun e transferimeve është komplekse sepse klubet e tjera po kërkojnë gjithashtu pozicione të caktuara. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh mënyrën se si po shkojnë gjërat.”,- u shpreh Nagelsmann, në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al