Dukej se Julian Alvarez ishte shumë pranë kalimit në Seria A.
Shumë ekipe si Inter, Napoli, Milan dhe Atalanta dëshironin shërbimet e tij. Tashmë ka një rotacion pasi djaloshi është shumë pranë kalimit te Manchester City. Mediat argjentinase bëjnë të ditur se klubi anglez është futur fuqishëm për sulmuesin e River Plate.
Synimi i Manchester City është t’i paguajë menjëherë klauzolën e cila është 20 milion euro.
Vendimi final do të jetë i Pep Guardiolës për të dhënë dritën jeshile./ h.ll/abcnews.al