Jul Deda rikthehet në teatër pas 9 vitesh: Kisha emocione, si na priti publiku bashkë me Fatmën dhe Denisën

schedule10:22 - 15 Shkurt, 2023

schedule 10:22 - 15 Shkurt, 2023

Aktori Julian Deda është rikthyer në teatër pas 9 vitesh dhe është pritur shumë mirë nga publiku. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për shfaqen ‘Një dasmë e hatashme’ dhe emocionet që përjetoi.

“Kam munguar në teatër prej 9 vitesh dhe mua më kishte munguar teatri. Pavarësisht se javë për javë dalim në skenë. U ndjeva shumë mirë, kisha një lloj emocioni, por i kisha për mirë. I kisha si gëzim”, tha Juli.

Më tej, ai ka folur edhe për kastin e aktorëve, duke u ndalur te Fatma Haxhialiu dhe Denisa Demaj, të cilat e kishin eksperiencën e parë si aktore në teatër. Juli ka theksuar se vajzat ia kanë dal me sukses, edhe pse kanë pasur shumë emocione.

“Sa i përket kastit të aktorëve, Fatma dhe Denisa e kanë për herë të parë teatrin mesa di unë. Por duhet t’i komplimentojë sepse e kanë kaluan këtë test me sukses. Se premiera është e vështirë dhe për ne që jemi në teatër, sidomos për ne që kemi 9 vjet. Sepse ti nuk e di ku reagon publiku, ku nuk reagon. Si do pritet, sa është ritmi. Mos jemi të gjatë, mos jemi të shkurtër. Mbas premierës ti e kupton dhe ndryshon. Po ato e kishin për herë të parë dhe në premierë. Po kishin emocione, po dridheshin”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!