“Ju prezantojmë këmbëshpejtin”, Llapi zyrtarizon goditjen e parë

schedule16:31 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 16:31 - 17 Dhjetor, 2019

Llapi ka nisur merkaton dhe ka zyrtarizuar përforcimin e parë. Klubi nga Podujeva ka prezantuar Egzon Krasniqin, duke përforcuar krahët e sulmit. 22-vjeçarit i përfundoi kontrata me Flamurtarin e Prishtinës dhe tani është gati të nisë aventurën me ekipin e Batatinës.

Mesfushori i djathtë ofensiv ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare me Llapin. “Egzon Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit. Mesfushori këmbëshpejtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta tjera, por vendosi për Llapin, sepse vetë futbollisti potencoi se oferta e Llapit nuk mund të refuzohet“, shkruhet në postimin e klubit në faqen zyrtare.

Ekipi dardan ka objektiva të mëdha për këtë sezon, por ecuria e pjesës së parë të sezonit nuk ka qenë pozitive. Llapi renditet në vend të shtatë në IPKO Superliga me 24 pikë të grumbulluara, dhjetë më pak se kryesuesit e Ballkanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!