Siç dihet tashmë, sulmuesi i Tottenham, Heung-Min Son, duhet të rikthehet në vendin e lindjes për të kryer shërbimin ushtarak. Ai do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut, ku do qëndrojë për katër javë në kampin ushtarak.
Megjithatë, fansat e tij në Britaninë e Madhe kërkojnë ta pengojnë largimin e tij drejt Azisë Juglindore. Ata kanë hapur një peticion duke mbledhur firma dhe arsyeja që Son nuk duhet të shkojë është Coronavirusi. Madje ata kanë kërkuar që të jenë të pranishëm nëse ai largohet.
Menjëherë ka reaguar dhe vetë lojtari. Në faqen e tij shkruhet: “Grumbullimet nuk lejohen për shkak të virusit COVID-19 dhe duhet të zbatojmë udhëzimet e autoriteteve. Largimi i Son nuk do të jetë një event i hapur për njerëzit.
Ky vendim merret për sigurinë e tifozëve dhe reporterëve, në mënyrë që të parandalohen situata të rrezikshme. Faleminderit për mirëkuptimin. Heung Min Son mezi pret të përfundojë ushtrinë dhe të bëjë maksimumin e tij gjatë përgatitjeve”. /abcnews.al