Ju kujtohet “3 metra mbi qiell”? Aktori më i preferuar po bëhet baba për herë të parë

schedule14:38 - 16 Korrik, 2020

schedule 14:38 - 16 Korrik, 2020

Të gjithë e kemi parë filmin e famshëm italian “3 metri sopra il cielo”, me aktorët Riccardo Scarmacio dhe Katy Louise Saunders në role kryesore. Dy të rinjtë bën çdo adoleshent të qaj me historinë e tyre të dashurisë.

Mirëpo, një lajm i bukur vjen nga “Step”, i cili dikur “çmendi” vajzat me karakterin e tij.

Sipas mediave italiane, aktori  po bëhet baba për herë të parë, pasi e dashura e tij, Angharad Wood është në pritje të një vajze.

Sakaq, bëhet me dije se foshnja  pritet të vijë në jetë në muajin gusht.

Kujtojmë që Riçardo dhe Angharad po shijojnë prej 2 vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, madje zëra thonë se ata janë martuar në fshehtësi./abcnews.al