Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg mandate dhe shkolla

schedule21:10 - 18 Qershor, 2019

schedule 21:10 - 18 Qershor, 2019

Ish-kryetarja e Kuvendit në qeverinë e Berishës, Jozefina Topalli ka reaguar pas incidentit të ndodhur në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku militantë të Partisë Demokratike i vendosën zjarrin godinës.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli thotë se demokratët nuk djegin as mandate dhe as shkolla.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë patur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu. Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat”, thotë Jozefina Topalli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!