Luka Jovic këtë janar vendosi të lërë Real Madrid dhe të rikthehet te Eintracht Frankfurt, shkëlqeu që në zbritjen e tij të parë në fushë. 23-vjeçari serb po mundohet të rikthehet në gjendjen e duhur fizike dhe po luan si zëvendësues.
Megjithatë, edhe si i tillë ai ka mundur të shënojë 3 gola në 5 zbritje në fushë, duke treguar qartë cilësitë e tij të mëdha, që në Madrid nuk i shfaqi asnjë moment.
Gjatë një interviste të bërë së fundmi, Jovic flet për rikthimin në Gjermani dhe kujton treshen e dikurshme me Haller (Ajax) e Rebic (Milan). Ata do mbahen mend gjatë si treshja më e fortë e sulmit në dekadën, që sapo u mbyll.
“Më kishte marrë malli shumë për Bundesligan dhe jam i lumtur që po vesh sërish fanellën e Eintracht. Kam luajtur pak më shumë se 100 minuta dhe jam duke punuar për t’u bërë më i mirë. Jam gati për sfidat që më presin.
Më mungojnë shumë Haller dhe Rebic. Jetuam momente të mëdha së bashku, duke bërë diçka historike për klubin. Por tani ka lojtarë të tjerë këtu, që meritojnë të njëjtën gjë”, u shpreh Jovic. /abcnews.al