Jose Mourinho parashikon grupet e Botërorit

schedule15:56 - 7 Qershor, 2018

schedule 15:56 - 7 Qershor, 2018

Jose Mourinho bën parashikimin e tij për fazën e grupeve të Botërorit. Trajneri portugez vlerëson pretendentët, por jo vendin e tij, Portugalinë, ndërsa flet për një televizion rus.

“Unë nuk jam gati sepse është shumë e vështirë”.

Kështu tha Jose Mourinho, ndërsa nisi parashikimin për Kupën e Botës.

Trajneri i Manchester United, i pajtuar si analist nga televizioni rus, RT, deklaroi se do të jetë kontradiktor, pasi dëshiron që lojtarët e ekipit të tij edhe të fitojnë, por edhe të eleminohen shpejt e të pushojnë.

Parashikimi i tij i grupeve ishte i shpejtë.

Kush fiton grupin A?

Uruguaji ka përvojë, ka lojtarë të mëdhenj dhe mentalitetin e duhur”, tha ai për amerikanojugorët.

Me mbi 2 milionë euro shpërblim nga rusët, Mourinho nuk mund të fliste keq për ta.

Ai parashikon që Rusia të dalë e dyta në grup dhe të kualifikohet, duke lënë prap Egjiptin.

Po grupi B?

Për portugezin fiton Spanja, ndonëse ndodhet në grup me Portugalinë e tij.

“Unë do të tregoj më vonë se jam totalisht portugez, – tha ai, – por, ne do të dalim në vend të dytë në grup, dhe Rusia do të luajë ndaj ekipit më të mirë të grupit, Spanjës”.

Në grupin C, Murinjo mendon se fiton Franca pa probleme, ndërsa për vendin e dytë do të ketë luftë të madhe, por që do ta fitojë Australia.

Një shaka për grupin D.

“Djaloshi shtatshkurtër do ta fitojë grupin”, tha ai, duke nënkuptuar Mesin dhe Argjentinën.

Për vendin e dytë, trajneri e sheh të vështirë, por zgjedh një skuadër afrikane, Nigerinë, përpara Kroacisë dhe Islandës.

Interesant, por edhe në logjikë interesi grupi E.

“Brazili i pari, – thotë Mourinho, – ndërsa lojtari im, Matiç, duhet të shkojë me pushime, pra Serbia të eleminohet. Zvicra do të dalë e dyta”.

Në grupin F, i mbiquajturi “i Veçanti” nuk ka dyshime, duhet të fitojë Gjermania, ndërsa Meksika del e dyta.

Murinjo tregohet i dashur me shtetin ku punon.

“Në grupin G, jepi Angli, – thotë ai, – dhe mendoj se Belgjika del e dyta”.

Portugezi vlerëson sërish lart afrikanët, pasi i jep Senegalit fitoren e grupit G, dhe Poloninë e vë të dytën.

Në këtë mënyrë, ai përcakton edhe çiftet e turit të dytë./abcnews.al