Josa: Pësuam një gol naiv! Penalltia e Eze? As nuk kisha besim fare

schedule18:10 - 26 Shkurt, 2021

schedule 18:10 - 26 Shkurt, 2021

Kukësi luajti në transfertë kundër Teutës dhe pas ndeshjes së barazuar 2-2 foli trajneri Mirel Josa. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai bëri një analizë të paraqitjes së skuadrës së tij, si dhe ju përgjigj pyetjeve të bëra nga gazetarët dhe specialistët në panel.

“Teuta për mendimin tim iu përshtat më mirë terrenit në pjesën e parë, nuk na lanë të luanim poshtë. Bënë presing dhe bëmë sulme sporadike, dolëm 3-4 herë përpara. E pësuam me penallti. Në pjesën e dytë ndryshuam lojën komplet. Më vjen që e morëm golin e Bregut për naivitet. Me një pas 40 metra të mbetet Gruda aty dhe të mos e fitosh topin.

Pastaj u hap loja, ndryshuam lojën. Futëm sulmues dhe e thatë edhe ju, që nëse do ishim më bashkëpunues mund ta mbyllnim ndeshjen. Fitonim me rastin e Ibraimit, por edhe humbnim me shtyllën e Vilës. Barazimi është i merituar, por nuk kishim ardhur për një pikë. Barazimi nuk u bën mirë ekipeve. Sulmet nuk duhet t’i bëjmë me nxitim, ky është problemi ynë”.

“I kërkova skuadrës të luajë me logjikë, kaluam në 4-4-2 dhe 4-1-4-1. Mesfushorët e qendrës punuan mirë. Eze është finalizuar dhe kontaktin me topin nuk e ka të mirë, duhej futur Ibraimi dhe Gashi në lojë.  Penallti e Eze? Me thënë të drejtën nuk kisha besim fare. Ibraimi ka pasur një dëmtim dhe u mor vesh me të. Kaq ishte”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!