Josa: Goli i parë na qetësoi, ka probleme në klub. Po u këput zinxhiri…

schedule15:15 - 10 Prill, 2021

schedule 15:15 - 10 Prill, 2021

Shtatë ndeshje pa fitore, por Kukësi ka arritur të reagojë në momentin e duhur dhe të tregojë që nuk i ka cilësitë për të rrezikuar një vend në “play-out”. Trajneri Mirel Josa, pas ndeshjes me Kastriotin, në emisionin “Gol pas Goli” foli gjerë e gjatë për ndeshjen dhe tema të tjera.

Fitore qetësie. Është një fitore bindëse për ne, ndeshja mund të kishte marrë rrjedhojë tjetër nëse Kastrioti do të shënonte rastin e pastër që pati në pjesën e dytë. Goli i parë që shënuam na ndihmpoi për qetësinë e skuadrës dhe mënyrën si do të sulmonim.

Kemi bërë momente loje të mirë, por kemi luajtur edhe shumë dobët. Sot ishim më tepër efikas sesa në ndeshjet e tjera. Më intereson vazhdimësia, nuk flas për pozicionin në renditje. Më intereson kompaktësia e grupit.

Janë të gjithë ndeshje të forta, janë ndeshje që i kemi kaluar këto ndeshje. Nuk ka diferenca të mëdha mes ndeshjeve, nëse je i përkushtuar gjatë gjithë javës në përgatitjen e një ndeshje. Lojtarët duhet të kenë kompaktësi, në stërvitje dhe ndeshje.

Nuk mund të them që lojtarët nuk kanë qenë të impenjuar, por ka munguar besimi. Do ishin prishur disa ekuilibra nëse do shënonte gol Kastrioti. Edhe ne do të prishnim ekuilibrat, do të tentonim të sulmonim. Patëm edhe fat.

Tafa bëri mrekullinë në dy raste rresht, por edhe ne humbëm rast të pastër me anë të Ibraimit në pjesën e parë. Ishin faza të ndryshme të lojës që e përcaktuan ndeshjen. Pas shënimit të golit, ne e qetësuam ndeshjen dhe ishim më të qartë.

Unë e jetoj ekipin gjithë javës. Janë disa probleme të klubit, ne si staf duhet të jemi shumë të përgjegjshëm, se çfarë duhet të bëjnë lojtarët dhe ne. Duhet të jetë një zinxhir që nuk duhet të ketë këputje, po u këput zinxhiri nuk lidhet më.

Probleme rrogash? Pyesni drejtuesit. Djemtë ishin përgatitur për të dhënë maksimumin gjatë gjithë javës. Ecuria do të tregojë gjithçka në të ardhmen, ecuria jonë dhe e klubit“, përfundoi trajneri i ekipit verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!