Josa: Barazimi nuk gëzon askënd. Stërvitja në një fushë me Partizanin? E çuditshme

schedule13:15 - 20 Shkurt, 2021

schedule 13:15 - 20 Shkurt, 2021

Kukësi luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena” në orën 16:00 ndaj Partizanit për javën e 20 të Kategorisë Superiore. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i verilindorëve, Mirel Josa.

“Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e para. Kanë qenë krejt ndryshe. Më intereson vazhdimësia e skuadrës dhe dëshira për të fituar ndeshjen. Të dyja futen për të fituar, nuk ka kënaqësi për barazimin.

E kemi përgatitur ndeshjen në formën tonë për ta përballuar Partizanin për takimin e nesërm. Stërvitja në të njëjtin vend? Është hera e parë që më ndodh kjo gjë në Superiore. Është pak e çuditshme, por nuk kemi ç’i bëjmë kushteve të tyre. Kështu që nuk ka problem.

Ne i njohim lojtarët e të dy skuadrave dhe përbërjet e tyre, kështu mendoj se kryesore do jetë të kemi dëshirë për fitoren. Çdo trajner kërkon fitoren për të qenë i qetë për vazhdimësinë. Nuk asnjë krahasim me Tiranën, janë ndryshe të dyja skuadrat dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Kam djem në skuadër, që janë shumë të përkushtuar dhe në qoftë se vazhdojnë në të njëjtën formë, unë jam i kënaqur. Unë nuk ndryshoj objektiva, këtë e bën klubi. Jam në një klub, që ka shumë eksperiencë të madhe në dekadën e fundit, i ka përmbushur pritshmëritë që ka.

Problemet nuk vijnë vetëm nga mbrojtja. Daja tha se Kukësi për kampion? Nuk më interesojnë fjalët e trajnerit kundërshtar. Nuk ka duel mes dy trajnerëve, nesër luan Kukësi-Partizani”, u shpreh Josa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!