Politikania Jorida Tabaku deklaron se sot jemi në nivelin ku Parlamenti punon për një krup njerëzish.
E ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Jorida Tabaku denoncoi se në 4 vitet e fundit 7 ligje kanë emra biznesesh duke nënkuptuar se këto ligje janë bërë enkas për të favorizuar biznese të ndryshme, por jo qytetarët.
Mes të tjerash politikani theksoi se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që të të favorizojë korrupsionin dhe pasurimin e pandershëm.
“Sot jemi në nivelin e kapjes së shtetit. Sot jemi në nivelin ku parlamenti punon për një krup njerëzish. Ku të paktën në 4 vitet e fundit 7 ligje kanë emra biznesesh. Ku biznesmenë fatkeqësisht nxjerrin dhe fusin bizneset në skema TVSH-je financiare për të pasur përfitime të tyre personale dhe kjo është një formë korrupsioni në kapje të shtetit që nuk e ka asnjë vend tjetër ne botë. Parlamenti është thjesht në terr,” deklaroi mes të tjerave Jorida Tabaku në emisionin “Refleksione”./abcnews.al/