Jorginho ka mbetur shumë i lidhur me Napolin, ekip ku u aktivizua për katër vite (2014-2018). Mesfushori italo-brazilian mbylli sezonin e tretë me Chelsea, duke ia dalë të fitojë Champions League me skuadrën londineze.
Kontrata me kampionët e Evropës i përfundon në verën e vitit 2023. Nëse nuk vjen rinovimi mesfushori i kombëtares italiane do të kthehet në Serie A. Agjenti i tij, Joao Santos i “shkel syrin” Napolit në deklaratën e dhënë për Radio Kiss Kiss.
“Jorginho fitoi Champions League dhe është një nga pikat më të forta të kombëtares italiane, i ka fituar të gjithë këto me punë. Objektivi është të respektojmë kontratën me Chelsea.
Nëse nuk vjen rinovimi, Jorginho do të dëshironte të rikthehej në Itali, mbase te Napoli“, theksoi menaxheri i 29-vjeçarit. /abcnews.al