Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë pë ekipin e sezonit tjetër. Ata kërkojnë me çdo kusht mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo. Klubi anglez është gati ta lëshojë portugezin, por duan shkëmbimin me Nelson Semedon.
Sipas raportimit të “Sport”, ideatori i këtij shkëmbimi është agjenti Jorge Mendes. Portugezi i ka të dy lojtarët klientë të tij dhe ua ka propozuar idenë të dy klubeve.
”Qytetarët” janë dakord me marëveshjen, por katalanasit kërkojnë diçka më shumë. Ata e shikojnë kartonin e Semedos më të vlefshëm dhe kërkojnë nga City dhe para përveç transferimit të Cancelo. Gjithsesi në ditët në vijim priten zhvillime të reja. /abcnews.al