Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli për Supersport pas ndeshjes me Luftëtarin. Pas barazimit 0-0, tekniku i ekip shkodran u pa i zhgënjyer, pasi priste të merrte fitoren në shtëpi. Mes të tjerash, Jonuz tha:
EKIPI – “Duam të rritemi dhe më pas të presim rezultatet. Për skuadrën time e di që kemi disa probleme. Është e vështirë për mua, sepse nuk e kam një sulmues tipik. Pjesën e dytë patëm më shumë raste, por duhet të shënonim. Luftëtari erdhi për pikë dhe e mori. Është e vështirë të luash pa spektatorë dhe në presion”.
VLLAZNIA – “Vllaznia është një emër i madh dhe më vjen keq për dy pikët e lëna. Kishim mungesat e Ramadanit, Krymit, por duhet të kishim fituar”.
SULMI – “E di historinë e Vllaznisë me sulmuesit. Kam marrë edhe nga të rinjtë. Aktualisht, kam 14 lojtarë të rinj. Vllaznia do të vazhdojë të përpiqet. Kam 40 ditë që punoj për goditjet standarte, por sot nuk shfrytëzuam asnjë”.