Jonuz: Teuta na mposhti me një gjuajtje, nuk dua të komentoj për portierin

19:22 | 16/02/202019:220

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. I përkthyer nga mbrojtësi Mevlan Adili, numri një i stolit shkodran tha: “Nuk do të thosha që Teuta na mposhti me tre goditje në portë, por me vetëm një. E rëndësishme ishte që shënuam të parët, duhet ta kontrollonim më mirë ndeshjen. Bëmë disa aksione të bukura për 2-0.

I pari gol ishte gabim i jonë, nuk arritëm të marrim topin në ajër. Kur pësuam golin e dytë ashtu siç e pësuam, nuk dua të komentoj në lidhje me portierin. Para se të pranojmë golin e dytë, iu thashë futbollistëve se kemi dhe katër minuta deri në fundin e pjesës së parë dhe duhet ta kontrollojmë topin, por ndodhi ai gabim.

Për pjesën e dytë, humbëm shumë raste të mira. Me një krosim u ndëshkuam, kisha katër futbollistë të mi aty, por e kapi lojtari kundërshtar dhe shënoi gol.

Nuk u mblodhëm mirë në golin e parë, kishim gabime gjatë lojës. U ndëshkuam disa herë në momentin tonë më të mirë. Është e vërtetë, kishim disa mungesa për shkak kartonësh. Gjithashtu, vendosa të pushoj edhe disa lojtarë që rrezikonin të merrnin karton këtë ndeshje. Në futbollin shqiptar, është diçka interesante, pasi fituam shumë pikë në transfertë. Duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë dhe të luajmë siç luajtëm sot në 30 minutat e para.

Ne jemi të izoluar dhe nuk kemi kohë të mendojmë për gjërat jashtë fushe. Ne fokusohemi brenda fushës së lojës. Asgjë nuk më frikëson, e vetmja frikë e imja është fluturimi me avion (qesh). Unë jam te Vllaznia për gjashtë muaj dhe nuk kam pasur dhe as nuk kam presion e frikë”, tha Jonuz./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono