Jonuz: Taktika e Laçit funksionoi, dy gabime na penalizuan

schedule15:12 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:12 - 27 Tetor, 2019

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, para ndeshjes me Laçin deklaronte se në Laç shkonte për fitore, pasi barazimi nuk i bënte punë asnjërit ekip. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u ndal tek ajo që ndodhi në fushën e blertë në takimin me kurbinasit.

“Humbja në transfertë? E kam thënë që është e vështirë të luash tre ndeshje në shtatë. Ishte ndeshje e rëndësishme sot. E vështirë të luash ndaj një klubi që kishte luajtur në Europë. Ne i kemi nisur vonë. Nuk ka rëndësi nëse humb 2-0 apo 3-0, është një humbje dhe duhet analizuar. E kam thënë para një jave që këto ndeshjet e këtyre javëve do të na jepnin përgjigjet që doja. Tani kemi një punë të madhe për të bërë”.

“Laçi luajti në kundërsulm. Humbëm një rast të mirë në pjesën e parë. Nwabueze shënoi dhe më pas ishte më e lehtë për Laçin, ata kanë një nga sulmuesit më të mirë. I kisha lënë Shehin ta mbulonte. Kemi një ndeshej të rëndësishme me Bylisin. Sot nuk luajtën dy lojtarë, kurse me Bylisin nuk do luajnë dy të tjerë. Do mundohemi të ndryshojmë diçka”.

“Shehi në dy raste humbi duelet me Nwabueze dhe pësuam. Janë gabime individuale, por kam besim te ky lojtar. Na mungoi Hygor dhe Gligorov, i cili është një nga lojtarët më të mirë tanët. Do kërkojmë të rikuperojmë diçka në ndeshjen e ardhshme. Jemi një familje dhe unë besoj te lojtarët e mi”. /abcnews.al