Jonuz: Përforcohemi në janar, e nisim vitin e ri me dy fitore!

schedule15:56 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 15:56 - 21 Dhjetor, 2019

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, vazhdon të insistojë se ekipi i tij, duhet të kishte më shumë pikë në Superiore. Sipas strategut të skuadrës shkodrane, ekipi i tij do të përforcohet edhe më shumë në merkaton e janarit, si dhe synon ta nisë vitin e ri me dy fitore përballë Laçit dhe Flamurtarit. Në konferencën e tij, Jonuz u shpreh: “E kam thënë edhe më parë, se Vllaznia pas ndeshjes me Partizanit duhet të ketë 26-27 pikë.

Dua të luajmë fort, të japim gjithçka dhe ta mbyllim në mënyrën më të mirë. Për ne është e rëndësishme të marrim pikë me Partizanin. Kam besim se ekipi mund ta bëjë këtë. Sa herë ia kam kërkuar, ia kemi arritur. Kemi folur me ekipin dhe nuk duhet të bëjmë gabime si me Kukësin”.

“Pas kësaj ndeshje do të flas me drejtuesit. Na duhet një mbrojtës i mirë qendre, një organizator dhe dy sulmues. Kemi edhe Kupën, ndaj do të flas me drejtuesit dhe do e hedhim gjithçka në letër. Do flasim edhe me lojtarët, që të gjithë të jenë të qartë dhe më pas të vendosim. Pastaj vitin tjetër, me Laçin dhe Flamurtarin, ta nisim me dy fitore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!