Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, analizoi paraqitjen e skuadrës së tij kundër Kukësit. “Kemi luajtur me ekipet më të mira në Shqipëri dhe na kanë mundur. Vllaznia nuk është në nivelet më të mira. Kemi edhe dy ndeshje me Partizanin dhe Flamurtarin dhe besojmë se do shkojmë 26-27 pikë.
Kemi lënë pikë për mungesë përqendrimi. Pësuam dy gola të shpejtë në fillimet e pjesëve. Kukësi për mua është skuadra më e mirë. I falënderoj lojtarët e mi, luajtën mirë. Nuk është e lehtë të luash çdo tre ditë”, tha Jonuz.
“Loja nuk është çështje gjendjes fizike. E kam thënë edhe më parë, na duhen 2-3 lojtarë të mirë dhe që të bëjnë diferencën”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz. /abcnews.al