Jonida Vokshi dhe Anjeza Dyrmishi surprizohen në mënyrën më të bukur nga djemtë e jetës së tyre

schedule23:03 - 2 Qershor, 2021

schedule 23:03 - 2 Qershor, 2021

Mbrëmja e sotme në “E ardhmja është vajzë” është shoqëruar me emocione dhe plot surpriza. Jonida Vokshi dhe fotografja Anjeza Dyrmishi u surprizuan nga djemtë e jetës së tyre. Bashkëshorti i Jonidës, Besnik Krapi në një videomesazh përcolli disa fjalë të ëmbla për aktoren.

“Jena bashkëpunëtorë dhe shokë sa nganjëherë e harroj që e kam grua. Raporti jonë është me shumë ngjyra. Nuk është vetëm bardhë e zi, nuk mbajnë inat aspak.”, tha Besniku. E emocionuar Jonida tha me shaka se dëshiron t’i bëjë një kompliment vetes së saj për faktin se ka zgjedhur të ketë një person si Besniku në krah.

Nga ana tjetër fotografja Dyrmishi u surprizua nga bashkëshorti dhe vajza e saj, të cilët gjithashtu përcollën disa fjalë të këndshme duke i treguar se sa shumë e duan. /abcnews.al