Jonida Maliqi kalon në finalen e Eurovizion (Video)

schedule23:30 - 16 Maj, 2019

schedule 23:30 - 16 Maj, 2019

Këngëtarja Jonida Maliqi u kualifikua në finalen e Festivalit Europian të Këngës në Tel Aviv. Me këngën “Ktheju Tokës”, ajo përfaqësoi këtë të enjte Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës.

Jonida këndoi e 14-a në radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurosong. Në një performancë drithëruese kënga përfaqësuese e Shqipërisë u prit me emocione të veçanta. Më herët, në një postim në Instagram, këngëtarja shkruante se kjo ishte mbrëmja për të treguar të gjithë punën e bërë që nga muaji Dhjetor.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip Ktheju Tokës”, shkruante ajo.

Shtetet e tjera që u kualifikuan mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit janë Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!