Një nga personat e zemrës së Jona Spahiut feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për motrën e saj, Sherinën, me të cilën ngjajnë shumë.
Nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga moderatorja, e cila ka ndarë momente të ndryshme të Sherinës në Instastory, ku shihet në të shumtën e rasteve shihet me vogëlushin Raiden.
“Gëzuar ditëlindjen tezja më e bukur në botë! Nuk mund të kërkoja më shumë se një motër që s’blen kurrë asgjë pa më marrë mendim!
Një kaki nevrike që sa herë zihemi, thotë: “Unë vij vetëm për çunin, se të ishte për ty s’do të vija fare në shtëpi.
Kaki me flokët e artë që ia kam zili!
Kaki që na blen atlete dhe libra. Për atletet s’kam dyshim që do i ketë qejf kur të rritet, por uroj të ketë qejf dhe këto të dytat”, ka shkruar Jona krahas fotove./abcnews.al