Johnson: Duhet t’i japim fund varësisë ndaj naftës dhe gazit rus

schedule14:13 - 19 Mars, 2022

schedule 14:13 - 19 Mars, 2022

Gjatë një konferencë ditën e sotme, Johnson tha se ishte krenar për sanksionet që qeveria kishte vendosur ndaj oligarkëve rusë, duke synuar jahtet dhe pasuritë e tyre, sipas skynews

Kryeministri britanik pranoi se vendosja e sanksioneve ka kosto,  por sipas tij “kostoja duke mos bërë asgjë do të ishte  shumë më e lartë”.

“Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund varësisë sonë nga nafta dhe gazi i Putinit,” tha ai.

Johnson tha gjithashtu se Vladimir Putin është “mbyllur në një dhomë” pa kuptuar se çfarë po ndodh.

“Nëse ai do të kishte gazetarë të lirë, të përgjegjshëm, do ta dinte të vërtetën se ukrainasit janë një komb krenar me një lider karizmatik. Ai do ta dinte përpara se të merrte këtë  vendim katastrofik dhe çnjerëzor se ata do të luftonin për të mbrojtur atdheun e tyre,” përfundoi kryeministri.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!