Johnson: Britania do të përballet me Covid-19 deri në mesin e 2021

schedule14:13 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:13 - 24 Korrik, 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendi do të kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021, por ai i trembej  një valë të dytë të pandemisë. Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.

Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare, në banka dhe institucione të tjera.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë vdekur./abcnews.al