Johnny Depp shkon nesër në Serbi, zbulohet darka intime që do të ketë me Aleksandar Vuçiç

schedule18:14 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:14 - 18 Tetor, 2021

Aktori i njohur, Johnny Depp, nesër do të mbërrijë në Beograd për premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic.

Ai do të kaloj vetëm 24 orë, ku do të ketë një axhendë super të ngjeshur. Në mesin e shumë gjërave, Depp do të ketë edhe një konferencë për mediat, më pas do të ketë një turne në studion e “Archangel Studi”.

Ndërsa, sipas mediave serbe, më vonë aktori do të ketë një darkë intime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucicit.

Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që aktori po e viziton Serbi, pasi fillimisht ai ishte në vitin 1992.l.k/abcnews.al