Johnny Depp, sërish beqar

schedule15:07 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:07 - 21 Nëntor, 2019

Johnny Depp, është sërish beqar.

Një nga aktorët më të pëlqyer nga femrat i propozoi për martesë të dashurës por ajo nuk ndihej gati për të hedhur hapa më seriozë në lidhjen e tyre, kështu që i tha jo propozimit të Johnny Deep dhe u nis për në vendlindjen e saj, në Rusi.

Burime pranë çiftit kanë treguar  se 24-vjeçarja refuzoi  ta çonte lidhjen në një tjetër stad, madje nuk ka pranuar as që Depp të njihej me familjen e saj.

Shkaqet kryesore të ndarjes mendohet të lidhen me diferencën në moshë, konfliktet e Deep me ish-bashkëshorten Amber Heard, por kryesorja ishte fakti se ajo e urrente vëmendjen e madhe nga mediat. “Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “People”.

Lidhja e Deep me rusen Polina Glen u zbulua nga mediat në fillim të këtij viti, por ata ishin bashkë prej shumë kohësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!